RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania hedh poshtë pretendimin rus për kërkime sekrete mbi armët bërthamore

gjermania-hedh-poshte-pretendimin-rus-per-kerkime-sekrete-mbi-armet-berthamore

Gjermania ka hedhur poshtë pretendimet ruse se po zhvillon fshehtas kërkime mbi armët bërthamore, transmeton Anadolu.

“Qeveria gjermane e konsideron këtë deklaratë pjesë të propagandës së zakonshme ruse”, tha zv/zëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer, në një konferencë për media në Berlin.

Sipas raportimeve, qarqe të inteligjencës ruse kanë përhapur në aplikacione të mesazheve pretendimin se Gjermania po kryen kërkime për armë bërthamore.

“Rusia po i shfrytëzon shqetësimet lidhur me çështjet bërthamore, shqetësime që vetë i ka nxitur vazhdimisht përmes deklaratave të papërgjegjshme”, tha ai.

“Së pari, po përpiqet të krijojë përçarje midis NATO-s dhe BE-së, së dyti po përpiqet ta diskreditojë Gjermaninë si mbështetësen më të madhe të Ukrainës dhe së treti, po përpiqet të nxisë frikën për një garë të re të armatimit bërthamor”, tha Meyer.

Ai sugjeroi se këto pretendime janë pjesë e një fushate ruse dezinformimi përpara zgjedhjeve të rëndësishme rajonale në Gjermani. “Fakti që pikërisht Gjermania është në shënjestër të këtij lloji dezinformimi ka të ngjarë të lidhet edhe me situatën tonë të brendshme politike në prag të zgjedhjeve”, tha ai.

Zyrtari i kancelarisë gjermane ritheksoi se Gjermania nuk synon të zhvillojë “një arsenal kombëtar të armëve bërthamore”.

Related posts

Stuhia vdekjeprurëse godet Kaliforninë e Jugut, një i vdekur dhe mbi 22 milionë të prekur

Muhamet Ramadani

SHBA dhe Afganistani diskutojnë “ndërtimin e besimit” mes sanksioneve të vazhdueshme

admin

Gjermania: BE-ja duhet të bjerë dakord për asetet e ngrira ruse për të forcuar pozicionin e Ukrainës

Muhamet Ramadani