RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania heton “sabotim të sponsorizuar nga shteti” pas sulmit ndaj rrjetit elektrik pranë Këlnit

gjermania-heton-“sabotim-te-sponsorizuar-nga-shteti”-pas-sulmit-ndaj-rrjetit-elektrik-prane-kelnit

Ministri i Punëve të Brendshme i shtetit Vestfalia e Veriut e Rajnës, Herbert Reul, ka deklaruar se Gjermania po heton “sabotim të sponsorizuar nga shteti dhe ekstremizëm të majtë” pas një tentative sulmi ndaj rrjetit elektrik pranë Këlnit, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, Reul tha se ekziston një “dyshim fillestar” për një akt kundër rendit kushtetues, pasi persona të paidentifikuar shënjestruan një nënstacion elektrik në qarkun Rheidt të Bergheimit.

Ai tha se zyrtarët po shqyrtojnë dy mundësi, “sabotim të drejtuar nga një shtet i huaj dhe ekstremizëm të majtë”, tha ai, duke shtuar se asnjëra prej tyre nuk mund të përjashtohet.

“Kjo ishte e qëllimshme, ishte një vepër penale. Kushdo që ndërmerr një veprim të tillë, po sulmon vendin tone”, tha Reul.

Ai tha se të dyshuarit me sa duket kishin vendosur material përçues, ndoshta kabllo, mbi një linjë ajrore të energjisë elektrike, duke shkaktuar një qark të shkurtër. Detaje më të sakta ende nuk janë në dispozicion.

Sipas mediave lokale, policia mbrëmë u thirr në vendngjarje pasi dëshmitarët raportuan vezullime të forta drite. Disa linja u prekën. Policët rrethuan një zonë të gjerë, angazhuan një helikopter dhe zgjeruan kërkimet në vendin e ngjarjes.

“Deri më tani nuk kemi gjetur asgjë. Asgjë nuk do të lihet pa kontrolluar, ne kërkojmë kudo, çdo gjurmë sigurohet, çdo metër kontrollohet dy herë”, tha Reul.

Related posts

Zakharova: Vatikani i kërkon falje Rusisë për deklaratën e Papës lidhur me çeçenët dhe burjatët

admin

Teherani nuk ka dërguar raketa në Rusi, thotë ministri i Jashtëm iranian

admin

Izraeli thotë se do të padisë gazetën New York Times për artikullin mbi dhunën seksuale ndaj palestinezëve

Kushtrim Guraj