RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UKMTO: Raportohen 2 viktima në incidentin e sigurisë me një cisternë në Ngushticën e Hormuzit

ukmto:-raportohen-2-viktima-ne-incidentin-e-sigurise-me-nje-cisterne-ne-ngushticen-e-hormuzit

Sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), dy viktima janë raportuar në një incident sigurie që përfshiu një cisternë në Ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave, transmeton Anadolu.

Në një njoftim të publikuar me vonesë, UKMTO tha se kishte marrë një raport të verifikuar për një cisternë të përfshirë në një incident sigurie në këtë rrugë ujore strategjike.

Sipas njoftimit, incidenti u raportua në orën 20:50 GMT të hënën. UKMTO tha se incidenti shkaktoi dy viktima, por nuk saktësoi nëse bëhej fjalë për të vdekur apo të plagosur.

Ajo shtoi nuk u raportua për ndonjë ndikim në mjedis. Autoritetet po hetojnë incidentin ndërsa anijet janë këshilluar të kalojnë nëpër zonë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te UKMTO.

Agjencia nuk e identifikoi cisternën dhe nuk dha detaje të mëtejshme për natyrën apo shkakun e incidentit.

Veçmas, kompania kombëtare saudite e transportit detar Bahri sot tha se dy marinarë filipinas humbën jetën në një incident sigurie që përfshiu cisternën e saj të naftës SIDR gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit të hënën.

Bahri tha se incidenti ndodhi rreth orës 23:40 me kohën lokale (20:40 GMT), afër kohës së përmendur në raportin e UKMTO-së.

Related posts

Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore

admin

Kina rrit importet e energjisë ruse

admin

Rama merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi

RTI