RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania i bën thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime ushtarake kundër Izraelit

gjermania-i-ben-thirrje-iranit-te-mos-ndermarre-veprime-ushtarake-kunder-izraelit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e mundshëm në Lindjen e Mesme dhe i ka bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime ushtarake kundër Izraelit, transmeton Anadolu.

“Ne po i marrim shumë seriozisht rreziqet që po shfaqen atje në lidhje me veprimet e mundshme nga Irani”, tha Scholz në një konferencë për media në Berlin, mes raporteve të mediave që pretendojnë se Irani mund të hakmerret kundër Izraelit brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme.

Kancelari Scholz tha se qeveria gjermane ka biseduar me aleatët e saj perëndimor, si dhe me partnerët e saj në rajon për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

“Si unë, edhe ministri i jashtëm dhe e gjithë qeveria, kemi bërë gjithçka që është e mundur, si shumë nga partnerët tanë, për të dërguar mesazhet e duhura dhe për ta bërë të qartë se nuk duhet të ketë ndonjë aktivitet të tillë ushtarak atje”, u tha Scholz gazetarëve.

Izraeli është në gatishmëri të lartë mes frikës për një sulm të mundshëm iranian si hakmarrje për një sulm të supozuar izraelit në konsullatën iraniane në Damask më 1 prill. Të paktën shtatë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vranë në sulm, përfshirë dy gjeneralë të lartë.

Të mërkurën, ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz kërcënoi se ushtria e vendit të tij do të godasë Iranin drejtpërdrejt nëse Teherani nis një sulm nga territori i tij kundër Izraelit.

Përshkallëzimi vjen derisa Izraeli vazhdon ofensivën ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor, që sipas Tel Avivit vrau afër 1.200 njerëz. Që atëherë, në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 33.600 palestinezë dhe janë plagosur rreth 76 mijë të tjerë në mes të shkatërrimit dhe zhvendosjes masive.

Related posts

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

RTI

Megjithatë, Trusti nuk kalon në Komision

admin

Votohet Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

rezart morina