RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë vendimin që përjashton dinarin

gjermania-i-kerkon-kosoves-te-shtyje-vendimin-qe-perjashton-dinarin

Qeveria e Gjermanisë i bëri thirrje Kosovës që të shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme mes shqetësimeve se masa mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë aksesin e parave të gatshme për serbët etnikë në veri të vendit.

“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e hyrjes në fuqi derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann, zëvendës zëdhënëse e qeverisë, raporton agjencia e lajmeve “Bloomberg”.

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”​Vodhën traktor, televizor, kompjuter e dru, arrestohen katër të dyshuar në PejëNdonëse fiton miliona nga muzika, la vetëm pesë dollarë bakshish – Harry Styles k…Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në PrizrenKërcënoi me sëpatë gruan dhe katër fëmijët, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari në Vaun …

Derisa këtë çështje e konsideroi si vendim sovran për Kosovën, Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që, përkundër disa përparimeve të fundit, “tash duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm” në dialogun e normalizimit midis dy vendeve të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët, paqësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe qeveria federale ka interes që kjo të ndodhë”, tha Hoffmann.

Ndryshe, neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson se në Kosovë si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.

Bazuar në këtë, javë më parë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka nxjerr një Rregullore për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro.

Kjo rregullore hyn në fuqi me 1 shkurt 2024, gjersa ka ngjallur reagim ndërkombëtar, pasi ndalon qarkullimin e dinarit serb, ku përgjatë dy dekadave është përdorur në komunat me shumicë serbe, madje edhe për pagesa në dyqane.

Kërkesa e SHBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme.

Departamenti i Shtetit theksoi se nevojitet më shumë kohë që vendimi të zbatohet dhe se Qeveria e Kosovës do të duhej të konsultohej me komunitetet e prekura nga ky vendim.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb – shefi i BE-së i shqetësuar, i kërkon sqarime BQK-së

Për vendimin e BQK-së, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinës, Tomas Szunyog ka zhvilluar ditë më parë një takim me Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili.

Szunyog e ka pyetur Ismailin për punën e zbatimit të këtij vendimi pasi që pritet të ndikojë sidomos në jetesën e qytetarëve në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është shqetësuese që ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.

“U takova me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dhe diskutuam rregulloren e ndryshuar për operacionet me para të gatshme, e cila gjithashtu rregullon procesin e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara.

E pyeta edhe se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreha shqetësimin për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyog.

Rasti i tokës së Manastirit të Deçanit e ndalimi i dinarit serb, Bislimi: Nuk ka logjikë që në një rast të kërkohet zbatimi i Kushtetutës e në tjetrin jo

Lidhur me kërkesat për shtyrjen e zbatimit të Rregullores, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë sot se Kushtetuta e Kosovës ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

“Nuk ka logjikë në njërën rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta të implementohet në tërësi siç është rasti i tokës për Manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës që thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjtit miq të thonë po këtë mos e zbatoni…”, tha ai.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb: Ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar

Por, për Rregulloren vet Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë sqarimin, duke potencuar se ka të bëjë me ruajtjen e sistemit financiar.

BQK thekson se valuta e vetme do të jetë euro, por Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në takimin e së martës ndërmjet guvernatorit Ahmet Ismaili dhe ambasadorit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është biseduar për Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se me theks të veçantë, u sqaruan aspektet kryesore që trajton Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme dhe efektet e saj, avancimi i kornizës rregullative për kujdesin e duhur dhe luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara dhe parandalimi i hyrjes së tyre në sistemin financiar, identifikimi dhe tërheqja e valutave të dyshimta nga qarkullimi, etj.

“Nga përfaqësuesit e BQK-së u sqarua se sikur edhe ndryshimet tjera legjislative edhe kjo Rregullore synon adaptimin e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian, që lidhen me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar, luftimin ndaj parave të falsifikuara, pastrimit të parave, financimin e terrorizmit, informalitetit, si dhe avancon mbrojtjen dhe edukimin e qytetarëve nga dukuri të tilla të rrezikshme dhe të kundërligjshme.

Meqë Rregullorja është e aplikueshme për institucionet financiare dhe përcakton kërkesat ligjore dhe teknike për operacionet me para të gatshme, si e tillë nuk trajton apo kufizon transaksionet vullnetare ndërmjet individëve apo palëve që nuk janë subjekt i rregullimit të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Më tej u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë ekzistuese dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshime financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Related posts

Kurti sot nënshkruan marrëveshje të rëndësishme me një kompani amerikane

admin

Ministri ekstremist izraelit thirrje për shpërbërjen e kabinetit të luftës nëse zvogëlohet intensiteti në Gaza

rezart morina

Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

rezart morina