RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania: ​​​Irani duhet të ndalojë “programin bërthamor ushtarak”

gjermania:-​​​irani-duhet-te-ndaloje-“programin-berthamor-ushtarak”

Gjermania tha sot se Irani duhet t’i japë fund “programit të tij bërthamor ushtarak” dhe të vërë arsenalin e tij të raketave balistike “nën kontroll”, transmeton Anadolu.

“Çdo zgjidhje diplomatike kërkon që Irani të ndalojë në mënyrë të verifikueshme programin e tij bërthamor ushtarak. Asnjë raketë balistike nuk mund të lëshohet nga Irani kundër Izraelit dhe shteteve të Gjirit dhe aktivitetet destabilizuese në rajon duhet të ndalen”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius në një konferencë për mediat.

“Programi i raketave balistike duhet të vihet nën kontroll”, shtoi ai.

Irani pohon se programi i tij bërthamor është rreptësisht për energji paqësore dhe civile, pavarësisht shqetësimit ndërkombëtar për pasurimin e uraniumit në nivel të lartë.

Negociatat në lidhje me të ardhmen e programit vazhdojnë, me Iranin që këmbëngul në ruajtjen e aftësive të pasurimit ndërsa kërkon lehtësim të sanksioneve.

Ndërkohë, programi i raketave balistike të Iranit është një pjesë integrale e doktrinës së tij mbrojtëse dhe është përshkruar nga udhëheqësit e tij si i panegociueshëm.

Para luftës 12-ditore të vitit të kaluar me Izraelin, inventari i raketave balistike të Iranit thuhej se ishte midis 2.500 dhe 3.000. Analistët vlerësojnë se arsenali u zvogëlua afërsisht përgjysmë gjatë konfliktit.

Më herët këtë muaj, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se programi raketor i Teheranit nuk është subjekt i negociatave tani apo në të ardhmen, duke e përshkruar atë si një “çështje mbrojtëse”.

Related posts

Kili, Argjentina, Bolivia dhe Peru nënshkruajnë pakt për të rritur bashkëpunimin për mineralet strategjike

Hevzi

“El Nino” kërcënon globin

admin

Një 73 vjeçar humbi jetën nga turbulencat dhe 30 të tjerë u plagosën, kompanitë ajrore marrin masa për sigurinë e pasagjerëve

admin