RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania mbështet sulmet ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen

gjermania-mbeshtet-sulmet-ajrore-te-shba-se-dhe-britanise-se-madhe-ne-jemen

Qeveria e Gjermanisë mbështet sulmet ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në Kuala Lumpur, kryeqyteti i Malajzisë, deklaroi se SHBA-ja dhe partnerët e saj ndërmorën veprime të drejtpërdrejta dhe të kufizuara ushtarake kundër infrastrukturës së përdorur nga Huthitë në sulmet e tyre kundër anijeve në Detin e Kuq.

Baerbock theksoi se kjo ishte në përputhje me të drejtën e Kartës së Kombeve të Bashkuara për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive dhe tha: “Ky reagim ka mbështetjen tonë politike”.

Duke përsëritur se sulmet e Huthive rrezikojnë transportin ndërkombëtar dhe kërcënojnë tregtinë botërore, Baerbock tha: “Me këtë, ata kontribuojnë në destabilizimin e situatës në rajonin tashmë të tensionuar”.

Baerbock gjithashtu deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) po shqyrton se si mund të forcojë stabilitetin në Detin e Kuq dhe se si mund të kontribuojë në këtë, dhe se një vendimi i përbashkët për këtë çështje duhet të merret brenda kornizës së BE-së.

Related posts

Sondazh – Gjermanët: Viti 2022 më i keqi ndër vite

admin

Situata me meningjit, mbi 80 persona të spitalizuar gjatë këtij viti

rezart morina

IKSHPK sërish bën thirrje: Vendosni maskat në ambientet e mbyllura

admin