RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjermania ndryshon rregullat për legalizimin e certifikatave nga Kosova

gjermania-ndryshon-rregullat-per-legalizimin-e-certifikatave-nga-kosova

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar për ndryshime në procedurat e legalizimit të certifikatave të gjendjes civile nga Kosova, të cilat hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2026.

Sipas njoftimit, ambasada do të ofrojë shërbime të zgjeruara për legalizimin e certifikatave të lindjes, martesës dhe vdekjes të lëshuara para 19 shkurtit 2013, datë kur në Kosovë është prezantuar regjistri qendror i gjendjes civile.

Autoritetet gjermane theksojnë se data e lëshimit të certifikatës nuk ka rëndësi, por kërkohet që dokumentet origjinale të kenë një shënim aktual të para-autorizimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, jo më të vjetër se gjashtë muaj.

Sipas ambasadës, legalizimi mundëson njohjen e drejtpërdrejtë të këtyre dokumenteve në sistemin juridik gjerman, duke lehtësuar procedura të ndryshme administrative, përfshirë martesat dhe aplikimet për viza.

Po ashtu, nga 1 shtatori 2026, certifikatat e gjendjes personale nga Kosova do të pranohen për proceset e vizave gjermane vetëm në formë të legalizuar.

Ambasada e Gjermanisë u bën thirrje qytetarëve të informohen në faqen zyrtare për detaje të mëtejshme mbi procedurat e reja.

Related posts

Presidenti iranian: Bota po ndryshon, epoka e hegjemonisë perëndimore ka përfunduar

admin

Ish-kancelaria gjermane Angela Merkel përjashton kandidaturën për Presidente Federale në vitin 2027: Kjo është e pamundur!

admin

Franca: Në Gaza nuk mund të arrihet stabilitet i përhershëm pa u hequr bllokada izraelite

admin