RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania : Ne kemi nevojë për Kinën, por edhe Kina ka nevojë për ne në Evropë

gjermania-:-ne-kemi-nevoje-per-kinen,-por-edhe-kina-ka-nevoje-per-ne-ne-evrope

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se dëshirojnë të punojnë me Kinën, duke theksuar se Evropa ka nevojë për Kinën, por edhe Kina ka nevojë për Evropën, transmeton Anadolu.

“Nuk duam të shkëputemi nga Kina, por duam të ulim në minimum rreziqet tona. Ne duam të punojmë me Kinën. Sepse ne kemi nevojë për Kinën, por edhe Kina ka nevojë për ne në Evropë”, shkroi Baerbock në twitter lidhur me strategjinë e re të Gjermanisë për Kinën.

Baerbock theksoi se kjo aq sa vlen për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën e ndershme, vlen edhe për të mbajtur nën kontroll krizën klimatike. Kjo, sipas saj, mund të arrihet vetëm me Kinën.”

“Kina në vitet e fundit është zhvilluar me shpejt se të gjitha vendet e tjera”, tha ministrja gjermane, duke shtuar se strategjia për Kinën do të sigurojë një busull për ta në marrëdhënie.

Ajo theksoi se minimizimi i rreziqeve, krahas mbështetjes së ekonomisë gjermane në Evropë, përfshin edhe reduktimin e varësive.

“Sa më të shumëllojshëm të jenë zinxhirët e tregtisë dhe furnizimit, aq më rezistent do të jetë vendi ynë. Po kryejmë investim në partneritete globale për pavarësinë tonë. Duam tregti të drejtë që siguron dobi për të dy palët. Në këtë janë të përfshirë edhe marrëveshjet tregtare të lira për të cilat mund të përcaktojmë standarde për tregti të drejtë dhe të vazhdueshme”, tha ajo.

Spiunazhi kinez shqetësim në rritje që duhet trajtuar ashpër

Në strategjinë e saj të sapopublikuar për Kinën, qeveria gjermane thotë se ”spiunazhi kinez është një shqetësim në rritje që duhet trajtuar ashpër”.

”Aktivitetet e spiunazhit të drejtuara kundër Gjermanisë vazhdojnë të rriten, veçanërisht në hapësirën kibernetike”, thuhet në dokumentin prej 61 faqesh të miratuar nga kabineti gjerman.

”Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo spiunazh dhe sabotim analog dhe digjital nga shërbimet kineze dhe grupet e kontrolluara nga shteti brenda dhe kundër Gjermanisë”, shtohet në të.

”Qeveria gjermane do të sigurojë që sovraniteti i Gjermanisë të mos cenohet nga goditjet ndaj qytetarëve kinezë që jetojnë në Gjermani”, sipas strategjisë.

“Ky është veçanërisht rasti për të ashtuquajturat ‘stacione policore jashtë shtetit’ dhe struktura të tjera, të cilat ndjekin objektiva të ngjashëm. Ne po marrim kundërmasat e duhura në nivel kombëtar dhe evropian”, thuhet në dokument. /aa/atsh

Related posts

Hungaria ofron territorin e saj si rrugë për eksportet e grurit ukrainas

admin

Shqipëria do të marrë presidencën e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi

rezart morina

Pasagjeri tenton t’i japë fund jetës në tualet, avioni bën ulje emergjente në Mbretërinë e Bashkuar

admin