RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania nuk sheh bazë për negociata me presidentin rus Putin për çështjen e Ukrainës

gjermania-nuk-sheh-baze-per-negociata-me-presidentin-rus-putin-per-ceshtjen-e-ukraines

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi se në periudhën e ardhshme nuk sheh bazë për negociata me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetat “Bild” dhe “Welt”, Baerbock tha se nuk sheh bazë për negociata me Putinin për çështjen e Ukrainës.

“Sikur të mund të negocionim. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme tani është të përballemi me të vërtetën dhe jo ajo që dëshironi. Para luftës u zhvilluan iniciativa për tryezë negociatash. Por, përgjigjja që u dha ndaj kësaj ishte dërgimi i 100 mijë ushtarëve rusë në Ukrainë”, tha ajo.

Në pyetjen nëse e imagjinon apo jo se Putini do të bie në një të ardhme të afërt, Baerbock tha: “Nuk kam asnjë ide. Situata është plotësisht kjo. Nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo luftë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në Rusi. Përballë nesh nuk është një vend që drejtohet me demokraci si ne”.

Duke vënë theksin se Ukraina duhet të arrijë sërish mjedisin e paqes, Baerbock tha: “Kjo mund të jetë e mundur vetëm nëse ky agresion dhe luftë e pamëshirshme e Rusisë ndalet, nëse ushtarët rusë largohen nga Ukraina”.

Shefja e diplomacisë gjermane paralajmëroi se e gjithë Evropa do të humbasë nëse Ukraina humb luftën. “Rendi i paqes së Evropës ndodhet nën sulm në këtë luftë. Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë dhe ne do të bëjmë më të mundurën tonë për ta arritur këtë së bashku”, shtoi Baerbock.

Related posts

Protesta në Graçanicë, policia paralajmëron bllokimin e rrugës Prishtinë-Gjilan

admin

Mozambik, rritet numri i viktimave nga epidemia e kolerës

rezart morina

Vendi i parë i BE-së që pritet të testojë pasaportat digjitale

admin