RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia shpërblen studentet që lavdëruarn Mlladiqin në Bosnjë

serbia-shperblen-studentet-qe-lavderuarn-mlladiqin-ne-bosnje

Studentet e Fakultetit të Kriminologjisë të Universitetit të Sarajevës, Valentina Vujiçiq dhe Sllagjana Todiq, të cilat në rrjetet sociale lavdëruan kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, u shpërblyen nga shteti i Serbisë, shkruan “Klix”.

Ato mbajtën një konferencë për shtyp në Sarajevën Lindore dhe paraqitën një sërë pretendimesh se janë “të ekspozuar ndaj ngacmimeve mediatike, por edhe nga qytetarët e Sarajevës dhe Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Në “ndihmë” i erdhi drejtori i përgjithshëm i “Sarajevo-gas” nga Sarajeva Lindore, Nedeljko Elek, i cili ka thënë se me ftesë të drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-së, Valentina dhe Sllagjana do të vazhdojnë studimet në Akademinë e Sigurisë Kombëtare në Beograd.

Valentina dhe Sllagjana do të jenë bursiste të shtetit serb dhe atyre do t’u sigurohet akomodimi në konviktin e studentëve, ndërsa shpenzimet e tjera financiare të studimeve do t’i bartë kompania “Sarajevo-gas”.

Studentet, të cilat kanë kryer vepër penale sipas ligjit në Bosnje, në fakt janë shpërblyer për glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Ato përmes Instagramit kanë glorifikuar kriminelët e luftës, siç është rasti i Mlladiqit, duke e quajtur madje edhe “hero”.

Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka njoftuar se do të hapë rast lidhur me këtë çështje. /koha

Related posts

Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Londrës për të trafikuar gra

Hevzi

Përmirësohen marrëdhënies me dy vendeve, Kina heq tarifat për verën australiane

admin

Vazhdojnë pritjet në kufi, deri në tri orë presin mërgimtarët në Merdare

admin