RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania paralajmëron Pekinin që të mos minojë sanksionet kundër Rusisë

gjermania-paralajmeron-pekinin-qe-te-mos-minoje-sanksionet-kunder-rusise

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar Pekinin që të mos minojë sanksionet e zbatuara kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Baerbock u takua në Berlin me homologun e saj kinez, Qin Gang.

Ajo theksoi se mallrat që mund të përdoren edhe si pajisje civile edhe si ushtarak nuk duhet të sigurohen nga Kina ndaj Rusisë. Baerbock po ashtu njoftoi se qeveria gjermane pret nga Kina që të “tregojë ndikimin e nevojshëm mbi kompanitë e saj”.

Baerbock tërhoqi vëmendjen se aktualisht në Bruksel po diskutohet paketa e re e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) kundër Rusisë dhe theksoi se këto sanksione nuk duhet të minohen.

Pasi kritikoi edhe sulmet e presidentit rus, Vladimir Putin, kundrejt Ukrainës, ministrja Baerbock potencoi se Kina si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të luajë rol përcaktues në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Edhe ministri i jashtëm kinez, Gang, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Kinës dhe Gjermanisë, si dhe u shpreh se kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, se janë fokusuar në forcimin e koordinimit në kuadrin shumëpalësh dhe se do të punojnë së bashku për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.

Related posts

Një punonjës i ambasadës amerikane gjendet i vdekur në Izrael

admin6

Ambasadori amerikan i uron myslimanëve kosovarë me rastin e Hixhretit

admin

Murati: S’ka shtesa për sektorin privat, bizneset duhet t’ua rrisin pagat

admin