Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, duke hapur një konferencë të sigurisë kibernetike në Gjermani, ka diskutuar për luftës virtuale të Rusisë kundër Ukrainës dhe për pasojat e sigurisë së internetit në mbarë Evropën.
Ajo ka thënë se agresioni i Rusisë së Vladimir Putinit ka sfiduar Evropën me një realitet të ri.
Baerbock ka theksuar gjithashtu se botës i duhet më shumë dialog dhe politika të mirëfillta të sigurisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike për të siguruar shoqëri të lira dhe të sigurta.
Shefja e diplomacisë së ekonomisë më të madhe në Bashkimin Evropian ka spikatur se Gjermania po mbështet Ukrainën nëpërmjet fondeve dhe furnizimeve me pajisje që ua mundësojnë ukrainasve të kenë qasje në internet edhe në zona të luftës. /koha