RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas drejtorit të policisë, vjen edhe një dorëheqje për rastin e 11-vjeçares

pas-drejtorit-te-policise,-vjen-edhe-nje-doreheqje-per-rastin-e-11-vjecares

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e Gashit vjen pas rastit të 11-vjeçares, e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Sipas SHKK-së, dorëheqja e Gashit vjen si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, z. Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje për këtë rast ka dhënë dorëheqje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Meheti.

Related posts

Gjermania i bën sërish thirrje Iranit të “rivendosë kalimin e lirë dhe pa tarifa në Ngushticën e Hormuzit”

RTI

Kurti dhe Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës

Muhamet Ramadani

Djali i Haniyehs zotohet të vazhdojë të luftojë për liri

Muhamet Ramadani