RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania refuzon negociatat për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore

gjermania-refuzon-negociatat-per-demshperblimet-e-luftes-se-dyte-boterore

Polonia ka thënë të martën se është informuar nga Gjermania se nuk ka ndërmend të angazhohet në negociata për ndonjë dëmshpërblim të Luftës së Dytë Botërore ndaj Varshavës, pasi Berlini e konsideron çështjen të mbyllur, raportoi AP.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha gjithashtu se i është drejtuar Kombeve të Bashkuara për mbështetje në përpjekjet e saj për të fituar kompensim për rreth 1.3 miliardë dollarë humbje të vlerësuara të pësuar nën pushtimin e Gjermanisë naziste në vitet 1939-45.

Gjatë gjithë mosmarrëveshjes së zgjatur, Gjermania ka këmbëngulur se çështja u mbyll me vendime të marra gjatë kohës së komunizmit, kur Varshava hoqi dorë nga kërkimi i dëmshpërblimeve. Polonia thotë se ishte nën presionin e Moskës. Ajo dërgoi një kërkesë zyrtare në tetor.

Udhëheqësit e Polonisë kanë sugjeruar se ekziston një mundësi për negociata.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se në një notë zyrtare të 28 dhjetorit, qeveria në Berlin tha se “çështja e dëmshpërblimeve dhe kompensimeve për humbjet gjatë luftës mbetet e mbyllur dhe qeveria gjermane nuk ka ndërmend të hapë negociatat për këtë temë”. /koha

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 336 e lu’ftës

rezart morina

Siguria në Kosovë, KFOR-i me trajnim për kontrollin e turmave dhe trazira

RTI

Murati: Për 2 mijë të punësuar është proceduar subvencionimi

rezart morina