RTV AHIRETI
Lajme

Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend

gjermania-shtetezon-kompanine-me-te-madhe-importuese-te-gazit-ne-vend

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.

Ky është zgjerim i ndërhyrjes së shtetit në industri për të parandaluar mungesën e energjisë, që po ndodh si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Marrëveshja me kompaninë Uniper bazohet në një paketë shpëtimi, për të cilën është arritur pajtim në korrik, me një rritje kapitali prej 8 miliardë eurosh që do të financohen nga qeveria.

Si pjesë e marrëveshjes, Qeveria gjermane do të marrë shumicën e aksioneve në Uniper, që deri më tani kontrollohej nga Fortum-i me bazë në Finlandë.

Qeveria finlandeze ka aksionet më të mëdha në Fortum.

Humbjet e Uniperit janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar furnizimet me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën. Çmimet janë rritur për karburantin e nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, duke rritur kështu frikën e mbylljes së bizneseve, derisa moti po ftohet.

Related posts

MEPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte

admin

Vendet e G7-ës do të kenë një qasje më të ashpër në tregtinë me Kinën

admin

Tentativa për vrasjen e Donald Trump, Shërbimi Sekret zbulon mangësitë që kontribuan për atentatin ndaj ish-Presidentit: Agjentët dështuar, kishte probleme komunikimi dhe…

admin