RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prindërit organizojnë protestë të enjten kundër mbylljes së çerdheve

prinderit-organizojne-proteste-te-enjten-kunder-mbylljes-se-cerdheve

Prindërit kanë shprehur pakënaqësi për mbylljen e çerdheve publike, duke paralajmëruar protestë në kryeqytet.

Këshilli i Prindërve të Institucionit Parashkollore “Gëzimi Ynë”në Prishtinë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të mbajnë marsh gjatë të entjes.

Protesta do të nisë para Qeverisë në ora 12:00, ndërsa do të vazhdohet në drejtim të Konviktit të Studentëve në drejtim të zyrave të SBASHK-ut.

Ndërkaq greva e BSPK-së ka nisur që nga 25 gushti, dhe ende nuk ka dakordim me Qeverinë për kërkesat e tyre.

Sindikalistët e arsimit, që organizojnë grevën, thonë se nuk do të heqin dorë, derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj për të gjithë punonjësit e arsimit, deri në fillimin e zbatimit të Projektligjit për paga.Qeveria e Kosovës thotë se ky projektligj, që parasheh rritje të pagave për mësimdhënësit, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon hapjen e shkollave.

Greva, ka lënë jashtë shkollave afro 300.000 nxënës.

Related posts

Trump: Mamdani duhet të tregojë respekt ndaj Uashingtonit për të pasur sukses

admin

Fillon takimi Erdoğan-Zelenskyy në Lviv të Ukrainës

admin

A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

admin