Gjermania do të blejnë 18 tanke të llojit Leopard 2 dhe 12 obusë vetëlëvizës, për të rimbushur rezervat, pasi ky shtet i dha armë të tilla Ukrainës.
Kështu tha për Reuters një anëtar i Komitetit parlamentar për buxhet, që miraton blerjet e armëve të reja.
Vlera për 18 tanke do të jetë 525.6 milionë euro, ndërkaq për obusët, Gjermania do të shpenzojë 190.7 milionë euro. Këto armë pritet të dërgohen në Gjermani të paktën deri në vitin 2026, sipas dokumentit të Ministrisë së Financave që pritet t’i dërgohet Parlamentit gjerman.
Në blerjen e re të armëve përfshihet edhe mundësia e blerjes së 105 tankeve të tjera, për rreth 2.9 miliardë euro.
Gjermania i ka dhënë Ukrainës 18 tanke Leopard 2, në mënyrë që ta ndihmojë Kievin të përballet me pushtimin rus që nisi vitin e kaluar.
Berlini planifikon që të rimbushë stoqet me tanke sa më shpejt që të jetë e mundur.
Blerja e 12 obusëve është pjesë e planit të Ministrisë së Mbrojtjes që është miratuar në mars në Parlamentin gjerman, teksa shteti mëton të blejë deri në 28 obusë për të rimbushur rezervat.
Si tanket Leopard, ashtu edhe obusët që pritet të blihen, prodhohen nga kompania KMW dhe Rheinmetall. /rel