Gjermania ka vendosur rregulla të reja për kursimin e energjisë, për shkak të krizës që ka ardhur si pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka njoftuar rregullat e reja.
‘Ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen’, u shpreh Habeck për gazetën “SZ”, duke shtuar se nevojiten masa më shtrënguese në botën e biznesit.
Ministria e Ekonomisë planifikon të prezantojë më vonë masa shtesë lidhur me konsumin e energjisë. /tiranapost