RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjeti djalin e tij të vdekur, babai e raporton rastin në polici

gjeti-djalin-e-tij-te-vdekur,-babai-e-raporton-rastin-ne-polici

Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites.

Lidhur me rastin Policia ka nisur hetime, derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES – Gjakovë / 02.05.2024 – 16:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohet pa shenja jete. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Related posts

Shqipëria shpreh solidaritet të plotë me Turqinë pas lëshimit të raketës balistike nga Irani

RTI

Në Strasburg protestohet kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Muhamet Ramadani

Izraeli sulmon qytetin e Khan Younisit, vriten të paktën 8 persona

admin