Gjumi i keq mund të shkaktojë edhe kancer në afat të gjatë kohor , thotë Manos Vayakis, një ekspert për gjumin dhe sëmundjet e mushkërive. “Nga shumë studime është treguar se pacientët që vuajnë nga apnea e gjumit zhvillojnë më shpesh disa lloje kanceri si p.sh. të pankreasit. Me sa duket, gjumi i dobët krijon stres dhe përmes mekanizmave të stresit, ndodh që trupi të preket nga kanceri”
Rrezik shumë më i madh nga sa dihej për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, hipertensionin
Sipas të dhënave të fundit të paraqitura në studim, rreziku i gjumit të pamjaftueshëm dhe të dobët për sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin dhe diabetin që ishte i njohur për ne, është shumë më i madh se sa kemi lexuar deri më sot. Ndërsa sa i përket lidhjes midis obezitetit dhe gjumit të dobët, i cili gjithashtu dihet tashmë, Z. Vagiakis shpjegon mekanizmin:Një person që nuk fle mirë ka prirjen të nesërmen, sepse është i lodhur dhe i përgjumur, të hajë ushqime me kalori, të yndyrshme dhe të përpunuara dhe natyrisht të mos lëvizë shumë. Çdo gjë që na prish gjumin, pavarësisht nëse është një kufizim apo një gjendje që shkatërron gjumin, çon në obezitet”.
Pse nuk po flemë gjumë mjaftueshëm dhe mirë?
Në parim ndodh prej problemeve sociale. Rritja e nevojave për punë dhe rritja e detyrimeve familjare dhe sociale. Ky është një faktor i rëndësishëm. Nga vëzhgimet dhe matjet është konstatuar se në Amerikë 50 vjet më parë njerëzit flinin 8 orë në ditë, ndërsa sot flenë mesatarisht 6. Faktori i dytë është rasti klasik i pagjumësisë, ku ke kohë të shkosh në shtrat, por edhe kur ti shkon, nuk fle. Dhe një kategori e tretë e problemeve që mund të prishin gjumin , janë problemet me apnea të gjumit të theksuar. Me apnenë e gjumit, për shkak të ndërprerjes së frymëmarrjes, truri detyrohet të punojë dhe gjysmë zgjuar në momentin e gjumit, të japë sinjalet e duhura, në mënyrë që të rifillojë frymëmarrjen.
Gjumi i dobët është gjithashtu shkaktar për sëmundjen Alzheimer
Në lidhje me shprehjen e të parëve se “të flesh shumë është gabim prandaj rri zgjuar që të jetosh sa më shumë”, zoti Vagiakis shprehet se nuk ka mendim më të gabuar se ky. “Fatkeqësisht, e kam dëgjuar edhe më parë në intervista të ndryshme.Thatcher dhe Reagan që e thanë këtë, vdiqën nga problemet me trurin. Në të cilën shpesh çon gjumi i dobët. Ashtu si Alzheimer, me një mekanizëm që kemi gjetur tani: Alzheimer shkaktohet nga disa proteina që grumbullohen në tru të quajtura amiloidet B. Këto proteina të dëmshme largohen nga truri gjatë gjumit. Nëse gjumi nuk është i mjaftueshëm, ato nuk largohen, ngjiten në qelizat nervore dhe i shkatërrojnë ato”.Dhe pyetja që lind në mënyrë të arsyeshme është sa orë duhet të flemë? “Të paktën 7 orë në ditë. Dhe nëse dikush nuk ia del në mbrëmje, mund ta plotësojë në mesditë”.
Gjumi, nëse nuk e respektojmë, na krijon probleme, thekson zoti Vagiakis. “Është një shtyllë bazë biologjike e njeriut. Njeriut i duhen tre gjëra për të jetuar. Ushqim, ujë dhe gjumë. Mund të jetojë 40 ditë pa ushqim, 5 ditë pa ujë dhe 15 ditë pa gjumë. Me fjalë të tjera, gjumi është një nevojë e ndërmjetme, mes ushqimit dhe ujit”.