RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

gjykata-e-larte-le-ne-fuqi-masen-“arrest-ne-burg”-per-kryebashkiakun-e-tiranes,-erion-veliaj

Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka pranuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lirimin e tij nga paraburgimi, transmeton Anadolu.

Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO).

Në një njoftim të publikuar në uebfaqen e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë thuhet se në seancën e sotme gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

GJPAKKO-ja kishte vendosur më 24 shkurt 2026 që masa “arrest në burg” për Veliajn të mbetej në fuqi, masë e cila kundërshtohet nga kryebashkiaku i Tiranës.

Erion Veliaj kishte kërkuar në Gjykatën e Lartë lirimin nga paraburgimi, ndërkohë gjykatat edhe më parë kanë refuzuar kërkesat e tij për shfuqizimin e masës “arrest në burg”.

Kryebashkiaku Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.

Related posts

Izraeli në janar shkatërroi 58 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kuds

Muhamet Ramadani

Partia në pushtet fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni

admin

Guterres: Duam armëpushim humanitar në Gaza dhe Ramazani mund të jetë mundësi për këtë

admin