RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet i fuqishëm në Greqi

termet-i-fuqishem-ne-greqi

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.9 ballë. EMSC ka thënë se tërmeti ka ndodhur 78 kilometra nga ishulli i Rodosit. Ata shtojnë se nuk ka rrezik për cunami.

Instituti me bazë në Athinë ka thënë se një tërmet me magnitudë 5.7 goditi zonën në lindje të ishullit grek të Rodosit.

Tërmeti ka ndodhur në orën 14:37 me orën lokale. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale dhe viktima.

“Isha ulur në kopsht dhe ndjeva një dridhje. Ndjeva si një lëvizje rrethore, por e vështirë për të thënë me siguri. Zgjati ndoshta 7-8 sekonda me një lëkundje më të vogël menjëherë pas. Dridhja më e fortë që kam ndierë në 9 vjet që jetoj këtu”, shkroi një përdorues në faqen e EMSC.

Related posts

“Dikush i ka rikthyer”- Misteri me vdekjen e 2-vjeçarit Emile, eshtrat e vogëlushit gjenden 9 muaj pas zhdukjes rreth 90 metra larg shtëpisë së gjyshërve të tij

admin

“Presim lajme nga SHBA-të”- Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje javën e ardhshme!

admin

Inkursioni i Ukrainës në Kursk, Putin takim me zyrtarët e lartë: Është shënjestruar termocentrali bërthamor! Në rajonet kufitare të krijohen njësi vetëmbrojtëse

admin