RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Kushtetuese bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes

gjykata-kushtetuese-bashkon-kerkesat-e-kurtit-dhe-deputeteve-te-lvv-se-per-dekretin-e-presidentes

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, bëri të ditur se të dy kërkesat do të shqyrtohen së bashku, pasi kanë të njëjtin objekt shqyrtimi.

“Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me Dekretin e Presidentes është bashkuar me kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”, tha Dula për RTV21.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e kryeministrit Kurti ishte dorëzuar më 7 mars, ndërsa palëve të interesuara u ishte kërkuar që komentet e tyre t’i paraqesin deri më 11 mars 2026.

Ndërkohë, më 9 mars, Gjykata kishte pranuar edhe kërkesën e 30 deputetëve të LVV-së për të njëjtën çështje. Duke qenë se objektivi i kërkesave ishte i njëjtë, Gjykata vendosi t’i bashkojë ato në një rast të vetëm dhe u dërgoi palëve një shkresë të re për dorëzimin e komenteve deri më 12 mars 2026.

Related posts

Si po i ndryshon qëndrimi i Vatikanit dinamikat globale të luftës me Iranin

Hevzi

Ministri finlandez i mbrojtjes: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë shumë

admin

Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjeturit

admin