RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi është konstituar, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues

gjykata-kushtetuese:-kuvendi-eshte-konstituar,-formimi-i-qeverise-s’eshte-antikushtetues

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor, ndërsa zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator 2026 nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në vendimin e publikuar të mërkurën, Gjykata ka saktësuar se kalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në rastin kur posti është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Një nga pikat e vendimit lidhet edhe me përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Kushtetuesja ka konstatuar se deputetët duhet që “sa më parë” të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, që është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Sa i përket Qeverisë, Gjykata ka vlerësuar se vendimi i 13 shtatorit për zgjedhjen e saj nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.

“Të konstatojë që Vendimi Nr. 11-V-007, i 13 shtatorit 2026 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”

Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka përcaktuar edhe afatin për zgjedhjen e Presidentit. Sipas Gjykatës, afati 60-ditor ka nisur më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata ka vendosur njëzëri që kërkesa të shpallet e pranueshme, ndërsa ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme.

Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

Related posts

Ramosaj kritikon vendimin e Qeverisë Kurti për manastirin: Deçani përsëri u godit padrejtësisht

admin

Franca premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Nuk do të lejojmë që 15 korriku të harrohet – VIDEO

Muhamet Ramadani