Shakaja e hidhur e liderit të ri sirian me presidentin amerikan
Presidenti sirian Ahmed al-Shar’a, duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, kujtoi një bisedë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në lidhje me Lartësitë e Golanit.
“Njëherë, kur vizitova Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se Lartësitë e Golanit ishin nën sovranitetin e Izraelit. Në formë shakaje për këtë i thashë: ‘Atëherë pse nuk ua jepni New Jersey-n izraelitëve?
Lartësitë e Golanit nuk është në juridiksionin tuaj për t’ua dhënë izraelitëve, por New Jersey është.
Dhe unë mendoj se New Jersey është plot me demokratë që nuk votojnë për ju, kështu që ndoshta do të ishte një ide e mirë t’ua jepnin izraelitëve. Të paktën kjo është diçka që është në juridiksionin tuaj, ndërsa Lartësitë e Golanit nuk janë në juridiksionin e Presidentit Trump.
Por, pavarësisht kësaj shakaje, Lartësitë e Golanit u përkasin popullit të saj. Prandaj, as presidenti sirian, as presidenti amerikan, dhe as kushdo tjetër nuk ka të drejtë ta heqë dorë ose t’ua cedojë të tjerëve”. /tesheshi

