RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata në Francë lëshon urdhër arresti për presidentin sirian Bashar Al-Assad

gjykata-ne-france-leshon-urdher-arresti-per-presidentin-sirian-bashar-al-assad

Gjykata në Francë ka lëshuar urdhër arresti për presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad me arsyen se është bashkëpunëtor në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në shtypin francez, urdhër arresti ndaj Assadit është lëshuar lidhur me sulmin kimik të kryer në rajonin e Gutës Lindore të Sirisë në vitin 2013 dhe i cili ka rezultuar me vdekjen e 1.400 civilëve. Gjykata ka akuzuar Assadin për bashkëpunëtor në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në sulmet kimike në Gutën Lindore në vitin 2013.

Krahas Assadit në mesin e atyre që gjykata lëshoi urdhër arresti përfshihen edhe vëllai i tij, komandanti i Divizionit të Katërt të Ushtrisë së Sirisë, Maher al-Assad si dhe dy gjeneralë të forcave të armatosura. Gjykata në Paris hetimin e saj lidhur me sulmet kimike të vitit 2013 e hapi në vitin 2021.

Hetimi ligjor u hap pas një ankese nga Qendra Siriane për Median dhe Lirinë e Shprehjes (SCM), Iniciativa për Drejtësi e Shoqërisë së Hapur (OSJI) e cila përbëhet nga avokatë si dhe Arkivi Sirian i cili regjistron shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri.

Masakra në Gutën Lindore

Administrata siriane vrau më shumë se 1.400 civilë duke përdorur armë kimike në rajonin e Gutës Lindore të kryeqytetit Damask më 21 gusht 2013. Në masakër u prekën nga gazi helmues edhe mijëra civilë shumica gra dhe fëmijë.

Guta Lindore u bë rajoni ku në vitin 2018 administrata siriane zbatoi bllokadën më të rreptë dhe përdori pothuajse të gjitha armët. Opozitarët në rajon, si rezultat i marrëveshjes së detyruar që bënë me administratën e Damaskut dhe Rusinë u detyruan të evakuojnë Gutën Lindore në prill 2018.

Civilët që dolën nga rrethimi 5 vjeçar, aktualisht mbijetojnë në zona nën kontrollin e opozitarëve në veri të vendit.

Sipas raportit të Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut, administrata e Damaskut pas fillimit të luftës së brendshme në Siri, ka kryer 217 herë sulme me armë kimike në vendbanimet e kontrolluara nga opozita.

Related posts

Shkon në 100 numri i të helmuarve në Malishevë

rezart morina

Kryeministri japonez shkarkon të birin nga detyra si sekretar politik

rezart morina

Policia e Kosovës thotë se situata në veri është stabile

admin