Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dhënë informata rreth arrestimit të Fahri Fazliut, nipit të dëshmorëve të kombit, Bahri e Fazli Fazliu, raporton teve1.info
I pyetur nga Tëvë1, Zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka deklaruar se nuk ka koment për këtë çështje.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka koment”, ka thënë ai përmes një përgjigje me shkrim.
Në media është raportuar se Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.