RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sociologu britanik: Qeveritë evropiane nuk bëjnë asgjë përpos dënimit kundrejt sulmeve ndaj Kuranit

sociologu-britanik:-qeverite-evropiane-nuk-bejne-asgje-perpos-denimit-kundrejt-sulmeve-ndaj-kuranit

Eksperti i “studimeve të urrejtjes” pranë Universitetit të Leicesterit, sociologu Chris Allen, duke folur për sulmet ndaj Kuranit tha se “Qeveritë evropiane nuk do të bëjnë asgjë përpos dënimit”.

Duke folur për Anadolu, lidhur me sulmet ndaj Kuranit, sociologu Allen tha: “Këto sulme kryhen me shpresën se do të reagojnë më ekstremët, duke forcuar kështu pretendimet se të gjithë muslimanët janë të njëjtë me ata që reagojnë”.

Sipas tij, qeveritë evropiane nuk do të bëjnë asgjë përpos dënimit të këtyre sulmeve. “Nuk mendoj se qeveritë interesohen shumë me këto çështje. Sepse, nuk mendoj që mbrojnë me të vërtetë muslimanët dhe pakicat përfshirë refugjatët dhe emigrantët”.

Duke folur rreth qasjes së Britanisë ndaj muslimanëve, Allen theksoi se në krahasim me 10 vjet më parë diskursi i së djathtës ekstreme është shumë më “afër” me politikat e qeverisë.

Ai theksoi se ajo që thuhet për muslimanët është bërë diskursi kryesor sot, ndërsa vuri në dukje se shumica e vendeve perëndimore janë në të njëjtën situatë.

– Provokimet kundër Kuranit në Suedi

Përderisa në periudhën e fundit po intensifikohen sulmet ndaj Kuranit në Suedi dhe Danimarkë, lejimi i këtyre provokimeve përballet me reagime.

Politikani i ekstremit të djathtë danez dhe lideri i Partisë Linja e Ashpër (Stram Kurs), Rasmus Paludan, në vitin 2022 gjatë pushimeve të Pashkëve vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit në Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

Më 21 janar Paludan, dogji Kuranin para Ambasadës së Turqisë në Stockholm, ndërsa më 27 janar para Ambasadës turke në Copenhagen.

Salwan Momika me origjinë irakiane, më 28 qershor dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stockholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit.

Poashtu më 20 korrik, Momika nën mbrojtjen e policisë shkeli Kuranin dhe flamurin irakian përpara Ambasadës së Irakut në Stockholm dhe më 31 korrik para Parlamentit të Suedisë.

Bahrami Marjan, 47-vjeç me origjinë iraniane, më 3 gusht nën mbrojtjen e policisë dogji Kuranin në brigjet Angbybadet të Stockholmit.

Related posts

Plumbat ndaj identitetit shqiptar

admin

Gazprom planifikon të mbyllë një tjetër turbinë tubacioni në Gjermani

admin

Shumica e tuneleve të Hamasit nën Gaza mbeten të paprekura

admin6