RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Themelore cakton masën e paraburgimit prej një muaji për Milun Milenkoviç – Llune

gjykata-themelore-cakton-masen-e-paraburgimit-prej-nje-muaji-per-milun-milenkovic-–-llune

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kunder Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale në veri të vendit.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“ I pandehuri M.M dyshohet se me datë 06.12.2022 në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, në Zyret e Komisionit Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, përderisa zyrtarët e KQZ-së me zyrtarët policor kishin shkuar për të hapur zyrën, i pandehuri M.M së bashku me persona tjerë kishin hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba me ç’rast njëra njëra granatë dhe dy shok bombat kishin shpërthyer dhe si rezultat i kësaj, ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe ishte rrezikuar jeta e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policor”, thuhet tutje.

Për arrestimin e tij gjatë ditës së djeshme njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan./

Related posts

Zgjedhjet në Mal të Zi, dalje më e madhe se në rundin e parë

rezart morina

Vazhdimi i mandatit në rrezik, deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend pas pesë muajsh

admin

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe urdhëron 20 milionë dollarë ndihmë për palestinezët përmes UNRWA

rezart morina