RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendim për dy serbët që sulmuan ushtarët e KFOR-it në veri

gjykata-themelore-ne-prishtine-merr-vendim-per-dy-serbet-qe-sulmuan-ushtaret-e-kfor-it-ne-veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga 30 ditë paraburgim ndaj dy serbëve, të cilët u arrestuan nga ana e Policisë së Kosovës për dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestën e ditës së hënë në Zveçan.

Gjykata Themelore në Prishtinë, këtë të mërkurë, më saktësisht Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O.

Të pandehurit, siç thuhet në njoftim, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, dhe veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.P dhe D.O kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se janë plotësuar edhe kushtet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit”.

Related posts

Një i vdekur dhe 582 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

admin

Në tre muajt e parë të vitit 2023 rriten hyrjet e paligjshme në vendet e BE-së

admin

Krejtësisht reale: pushime në plazh me flakë në sfond

admin