Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit.
Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në komunën e Istogut gjatë luftës në Kosovë.
Kjo është konfirmuar nga avokatët e tyre Nebojsha Vlaiq dhe Dejan A.Vaqi për Kosovoonline.
Prokuroria dyshon se Zariq ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë në vitin 1998.
Ai është arrestuar dje në fshatin e tij.
Pantiq, i cili u arrestua dy ditë më parë në Merdarë, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istogut.