RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati: Kosova, shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

murati:-kosova,-shteti-me-nivelin-me-te-ulet-te-borxhit-shteteror-ne-evrope

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova është shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.

Murati ka deklaruar se kjo është arritur falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Murati.

Ministri ka theksuar se ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave.

“Së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, u shpreh ministri.

Related posts

“Do ta rrëzojmë Françeskun!”- CNN zbulon komplotin e Steve Bannon me Epstein, për të rrëzuar Papën! Mesazhet e shkëmbyera në e-maile dhe motivet kundër Vatikanit

admin

Pas zjarreve, Toronto në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

admin

Arabia Saudite i bën thirrje RSF-së së Sudanit të ndalë shkeljet “menjëherë”

Kushtrim Guraj