RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata ua vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë

gjykata-ua-vazhdon-edhe-per-dy-muaj-paraburgimin-tre-te-dyshuarve-per-sulmin-ne-banjske

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për teve1.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, teksa ka bërë të ditur se atyre u është vazhduar masa e paraburgimit deri më 24 prill.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të njëjtëve iu është vazhduar deri me datë 24.04.2024”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit 2023, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në ditën e sulmit, autoritetet e Kosovës arrestuan disa sulmues, por shumica prej mbi 80 sish ikën nga vendi i ngjarjes.

Gjatë një muaji hetime e bastisje, ato konfiskuan sasi të mëdha armatimi – nga granatahedhësit deri tek eksplozivët.

Teksa, përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi e ka marrë Milan Radoiçiq, pasi Ministri Xhelal Sveçla, kishte publikuar pamje ku dëshmohej se ai kishte marrë pjesë në këtë sulm. Radojiçiq ndodhet tashmë në sistemin për urdhërarrest, të organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL.

Related posts

NATO e lavdëron Ukrainën për përparimet e fundit kundër forcave ruse

admin

Maqedonci takohet me Ulutaş, diskutuan për situatën e sigurisë pas sulmit në Banjkë

admin

Evropa i kërkon më shumë gaz Nigerisë

admin