RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO e lavdëron Ukrainën për përparimet e fundit kundër forcave ruse

nato-e-lavderon-ukrainen-per-perparimet-e-fundit-kunder-forcave-ruse

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbi arritjet e fundit të Kievit kundër forcave ruse, shkroi Anadolu Agency.

Pas bisedës së tyre telefonike, Stoltenberg lavdëroi ushtrinë ukrainase për përparimin sa i përket rikthimit të territorit në luftën me Rusinë.

“Përgëzojmë popullin dhe forcat e guximshme ukrainase për përparimin mbresëlënës në rikthimin e territorit të tyre nga agresori rus. NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Shefi i NATO-s ripërsëriti thirrjen e aleancës ushtarake për Rusinë që ta ndalojë luftën që e ka nisur.

Gjatë ditëve të fundit, ushtria ukrainase ka arritur suksese të rëndësishme ushtarake në dy fronte. Në lindje arriti ta rimarrë kontrollin e Lymanit – qendër hekurudhore në rajonin e Donetskut dhe depërtoi përmes linjave të mbrojtjes ruse në jug për të avancuar përgjatë lumit Dnipro.

Në një konferencë shtypi javën e kaluar, Stoltenberg ka thënë se mobilizimi i pjesshëm në Rusi, aneksimi i paligjshëm i katër rajoneve të Ukrainës dhe kërcënimet bërthamore tregojnë se lufta nuk po shkon sipas planit të Moskës. /koha

Related posts

Presidenti palestinez, Abbas: Kampi i refugjatëve në Jenin, simbol i rezistencës

admin

Fillon Forumi i 14-të “Kazan 2023” në Rusi

rezart morina

NASA krijon një qendër për simulimin e jetës në Planetin e Kuq

admin