RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon edhe sot

gjykimi-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-vazhdon-edhe-sot

Brenda hapësirave të Gjykatës Speciale në Hagë, edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Çështja përfshin katër ish-zyrtarë të lartë të pretenduar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.

Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse.

Related posts

Netanyahu thotë se do të vazhdojë me operacionin Rafah

RTI

IKShPK-ja del sërish me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

RTI

Kosova për herë të parë ulet dhe ka të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

admin