RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova për herë të parë ulet dhe ka të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kosova për herë të parë është ulur dhe ka të drejtën e fjalës në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka thënë se Kosova e meriton respektin dhe vendin e saj në organizatat ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu ai është shprehur se Kosova është storie suksesi e lirisë, popullit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ai është shprehur krenar me Kosovën dhe aleatët perëndimor, derisa ka thënë se Kosova është storie suksesi e demokracisë perëndimore.

Ky është postimi i tij:

Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare. Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore.
Krenar me Kosovën tonë!
Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë!.

Related posts

Kur do të hyjë në fuqi Ligji për pagën minimale?

admin

Përfundon tubimi i “Vidovdanit” pa incidente

rezart morina

Osmani: Përmes dialogut konstruktiv të stabilizohet situata rreth Korridorit të Laçinit

admin