RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjysma e kompanive gjermane në luftë për mbijetesë për shkak të krizës energjetike

gjysma-e-kompanive-gjermane-ne-lufte-per-mbijetese-per-shkak-te-krizes-energjetike

Me rritjen e shqetësimeve për çmimet e larta të energjisë në Gjermani, ekzistenca ekonomike e shumë kompanive gjermane është në rrezik më të madh këtë muaj në krahasim me muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një sondazhi me 1.100 kompani nga Shoqata Gjermane e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (BVMW), 52 për qind e kompanive në vend mendojnë se asetet e tyre ekonomike kërcënohen nga çmimet e larta të energjisë.

Në sondazhin e Shoqatës në gusht, 42 për qind e kompanive e kanë konsideruar ekzistencën e tyre si të kërcënuar nga rritjet e larta të çmimeve në tregjet e energjisë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë.

Markus Jerger, kryetar i Bordit të BVMW-së, ka deklaruar se situata është përkeqësuar me krizën energjetike dhe shumë kompani janë të shqetësuara për asetet e tyre.

Jerger i ka kërkuar qeverisë federale të sigurojë ndihmë të shpejtë dhe të menjëhershme, duke rekomanduar 15 miliardë euro financime për kompanitë e vogla dhe të mesme.

Gjermania po përballet me një krizë energjetike të shkaktuar nga vendimi i Moskës për të ndaluar rrjedhën e gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.

Teksa shqetësimet e shkaktuara nga lufta në rajon vazhdojnë të rëndojnë mbi furnizimet me energji, qeveria gjermane po përpiqet të mbajë në lëvizje rrotat e industrisë, dritat e ndezura dhe shtëpitë të ngrohta këtë dimër.

Sipas ekonomistëve, ekonomia gjermane do të përballet me disa sfida për muajt e ardhshëm për shkak të krizës energjetike. Çmimet e larta të energjisë po bëjnë që konsumatorët të humbasin fuqinë blerëse dhe ta bëjnë prodhimin jofitimprurës për shumë kompani. /aa

Related posts

Sulm i armatosur ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran, një i vdekur

admin

Grubi: Bie kufiri mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

rezart morina

Begaj: Anëtarësimi në NATO është një moment krenarie për Shqipërinë

admin