RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Goditet baza e mercenarëve Wagner në Ukrainë

goditet-baza-e-mercenareve-wagner-ne-ukraine

Pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner u shënjestruan në një sulm të forcave ukrainase në një hotel në Luhansk, njoftoi guvernatori i rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një interviste për televizionin ukrainas, guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se ushtria ukrainase kreu një sulm në hotelin e qytetin Kadiivka “pikërisht aty ku ndodhet shtabi i Wagner”.

Ai më vonë postoi dy foto të ndërtesës së hotelit të shkatërruar në një postim në Telegram, ku shkroi se numri i mercenarëve të Wagner të vrarë në sulm mbetet i paqartë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se hoteli ishte shënjestruar me raketa HIMARS nga ushtria ukrainase.

“Goditja ishte në një hotel privat … në një zonë qendrore tregtare. Nuk ishte i suksesshëm”, thuhet në lajm.

Luhansk është një nga katër rajonet e Ukrainës, së bashku me Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, ku së fundmi u mbajtën referendumet e mbështetura nga Moska për aneksimin e kësaj pjese të Ukrainës lindore në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Grupi Wagner, e njohur si një kompani ushtarake private ruse, thuhet se operon në Ukrainë, Siri, Libi dhe vende të tjera afrikane, duke përfshirë Malin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Besohet se ky grup ka luajtur një rol të madh në luftën në Ukrainë, si dhe në aneksimin e paligjshëm të Krimesë në vitin 2014.

Grupi ka qenë gjithashtu në shënjestër të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për luftën në Ukrainë. Megjithatë, Moska mohon çfarëdo lidhje me grupin.

Related posts

​Interesimi për pasaporta, për 10 ditë aplikuan 39 mijë qytetarë

rezart morina

Ehud Barak: Bunkerët janë ndërtuar për të siguruar hapësirë për spitalin

admin

Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

admin6