RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin një vajzë palestineze 16-vjeçe në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-vrasin-nje-vajze-palestineze-16-vjece-ne-bregun-perendimor

Një vajzë palestineze 16-vjeçe humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë të cilët kryen bastisje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, ku si pasojë e hapjes së zjarrit me plumba të vërtetë nga ushtarët izraelitë ka humbur jetën 16-vjeçarja Jana Majdi Issam Zakarna e cila u qëllua në kokë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 3 të rinj që janë plagosur si pasojë e zjarrit të ushtarëve izraelitë në Jenin, janë vendosur nën trajtim në spitalin “Ibni Sina” në rajon.

Drejtori i Klubit për të Burgosurit Palestinezë në Jenin, Montaser Sammour njoftoi se ushtarët izraelitë arrestuan 3 persona në bastisjen që kryen në lagjen lindore të qytetit Jenin.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka siguruar nga burimet rajonale mësohet se forcat speciale izraelite kryen bastisje në qytetin Jenin për të arrestuar një të ri në kërkim. Gjatë bastisjes pati përleshje në lagjen Al-Bayader mes pushtuesve dhe palestinezëve të armatosur.

Në një deklaratë nga Unioni Jenin i lidhur me Saraya Al-Quds, krahun ushtarak të Lëvizjes Xhihadi Islamik, u theksua se kanë vendosur në objektiv ushtrinë izraelite dhe mjetet e tyre me armë dhe shpërthyes.

Related posts

Kim Jong Un zbulon nëndetësen e parë që hedh predha bërthamore

rezart morina

Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendim për dy serbët që sulmuan ushtarët e KFOR-it në veri

admin

Ndodh edhe kjo, arrestohen dy persona në Prishtinë, vodhën në market 26 pako me…fruta të thata

admin