RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gonxhja: Mbi 12,4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2025

gonxhja:-mbi-12,4-milione-turiste-vizituan-shqiperine-ne-vitin-2025

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja ndau sot statistikat e zhvillimit të turizmit dhe kulturës për vitin 2025, që dëshmojnë rritjen e interesit për Shqipërinë.

Gonxhja u shpreh se këto statistika reflektojnë ndikimin e politikave të ndjekura, investimeve të realizuara dhe bashkëpunimit mes institucioneve qendrore e vendore.

Konkretisht në vitin 2025 Shqipërinë e vizituan mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj, ose rreth 770 mijë më shumë krahasuar me vitin 2024.

Vetëm nga Kosova, numri i vizitorëve shënoi rritje me 5,3 për qind krahasuar me vitin 2024.

Të ardhurat nga turizmi për 9-mujorin 2025 arritën në 4,4 miliardë euro, ose një rritje prej 14,5 për qind.

Po ashtu, sitet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga mbi 1,5 milionë vizitorë, duke shënuar rritje të të ardhurave me 30,63 për qind krahasuar me vitin 2024.

“Këto të dhëna dëshmojnë jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion, por edhe përmirësimin gradual të standardeve, shërbimeve dhe ofertës kulturore në të gjithë territorin”, u shpreh Gonxhja.

Njëkohësisht, Ministri theksoi se “ato na vendosin përpara nevojës për planifikim më të kujdesshëm, menaxhim të qëndrueshëm dhe orientim strategjik, në mënyrë që ky zhvillim të përkthehet në përfitime afatgjata për komunitetet, ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të vendit”.

Related posts

Një femër dhe dy meshkuj të dyshuar të përfshirë në shpërthimin në Stamboll

admin

U rrëmbye në vitin 1998 dhe u mbajt në një bodrum 200 metra larg shtëpisë së tij, burri gjendet pas 26 vitesh! Postimi në rrjetet sociale “tradhtoi” fqinjin e tij

admin

“Ish-i i saj është koprrac!”- Bill Gates pranoi lidhjen jashtëmartesore me 20-vjeçaren ruse, kush është Mila Antonova dhe raporti i saj me Jeffrey Epstein! Kërcënimet e vitit 2017

admin