RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Vengu për misionin e Shqipërisë në Bullgari: Në vijën e parë të sigurisë kolektive

ministri-vengu-per-misionin-e-shqiperise-ne-bullgari:-ne-vijen-e-pare-te-sigurise-kolektive

Ushtarakët shqiptarë kanë përmbyllur misionin e radhës në Novo Selo të Bullgarisë, ndërkohë sipas autoriteteve shqiptare ka marrë stafetën misioni i ri, transmeton Anadolu.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në rrjetet sociale ka shkruar se kontingjenti i gjashtë përmbylli me sukses misionin, duke përfaqësuar sipas tij Shqipërinë me profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë.

“Në vijën e parë të sigurisë kolektive, një tjetër mision për efektivët e Forca Tokësore të Shqipërisë, një tjetër mundësi për ta mbajtur flamurin shqiptar lart, krah për krah me flamujt aleatë”, tha Vengu.

Ministri Vengu ka theksuar se kontingjenti i shtatë merr stafetën, gati për të treguar sipas tij se “përkushtimi, gatishmëria dhe standardet e NATO-s janë vlera që Forca Tokësore i mban në çdo mision”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, duke filluar nga 29 nëntor 2022, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar në Aktivitetin e Vigjilencës së Përforcuar (eVA) në Novo Selo, Bullgari.

Related posts

Turqia arreston më shumë kontraktorë ndërtimi ndërsa vdekjet nga tërmeti afrohen në 50,000

Muhamet Ramadani

Dënohet me 25 vjet burg burri që vrau gruan për motive xhelozie

Muhamet Ramadani

Indonezi, rritet në 310 numri i të vdekurve nga tërmeti

admin