RTV AHIRETI
Te ndryshme

GRATË ME MBULESË MES SFIDAVE DHE SUKSESIT

grate-me-mbulese-mes-sfidave-dhe-suksesit

VALBONE BYTYQI – Amabasadore e Organizatës Botërore World Hijab Day për Kosovën

E lindur në qytetin e bukur të Prizrenit shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Medresenë Alauddin.
Studimet diplomike dhe postdiplomike i përfundoi në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Si studiuese e Shkencave Islame njëherit dhe një aktiviste e palodhshme që nga bankat e shkollimit të mesëm, prej një periudhe prej 7 vitesh punoi si edukatore fetare në projektin e mësim besimit me nxënës të ciklit fillor 2002-2009, në dy fshatra të Prizrenit Zojz dhe Krushë e Vogël.

Me zhvendosjen e saj në Prishtinë, nga viti 2003 vazhdon të jetë shumë aktive në shumë projekte me nxënës dhe studente. Aktivitetin e saj si vullnetare e filloi në Sfera Training Center, për të vazhduar më pas edhe menaxhere e saj, 2009-2023.

Ka punuar si edukatore fetare me nxënës të ciklit fillor dhe të mesëm në qytetin e Vushttrisë 2013-2018 ku për pesë vite arriti të organizoj edhe shumë aktivitete e programe kulturore fetare.
Ka punuar si redaktore fetare pranë shtëpive botuese An-Nasihah Publications dhe Wisdom Publications me seli në Angli, 2013-2018.
Nga viti 2008 është e angazhuar si redaktore fetare pranë shtëpisë botuese Fjala e Bukur.

Është profesoreshë e Shkencave Islame dhe ligjëruese e Edukimit Fetar projekti me studente të ciklit Universitar.

Është bashkpunëtore në Projektin e Mësim Besimit Islam me Departamentin e Gruas pranë Bashkësisë Islame të Kosovës.

Është përkrahëse dhe mbështetëse e fëmijëve jetimë dhe nënave vetushqyese.

Ka marrë pjesë në tribuna, seminare e konferenca të ndryshme.

Vazhdon të jetë një aktiviste e palodhshme dhe përkrahëse e grave në përgjithësi, e e atyre me mbulesë në veçanti.

Për herë të parë në vitin 2019 arriti të organizojë Kampanjën World Hijab Day Kosovo në përkrahje të grave dhe vajzave me mbulesë në Kosovë.
Për angazhimin e saj Organizata Botërore World Hijab Day me seli në Amerikë e zgjodhi Ambasadore të saj për Kosovën, pozitë të cilën vazhdon ta mbaj edhe sot.

Është themeluese dhe udhëheqëse e konviktit Elita Studentore ku nga viti 2009 e deri më sot me mijëra studente kanë gjetë strehim dhe mbështetje në këtë konvikt.
Në vitin 2015 themeloi Akademinë e Hifzit Elita, akademi për memorizimin e Kuranit për vajza.
Është zëvendësdrejtoreshë në OJQ Vullneti i Ri si dhe menaxhere e Stem Academy dhe Akademia Nasiha në Prishtinë.

#VeiledInStrength
World Hijab Day Kosovo
World Hijab Day

Related posts

Kujdesu për vetën!

admin

Malazezi paguan të gjitha borxhet e pashlyera të bashkëqytetarëve të tij në dyqanin vendas

admin

Abdurraman Bejtullahu – Paqja dhe qetësia, përhapja e humanizmit, toleranca dhe bashkëjetesa.

admin