RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, fermerët përleshen me policinë mes protestave për vonesat në pagesa

greqi,-fermeret-perleshen-me-policine-mes-protestave-per-vonesat-ne-pagesa

Fermerët grekë u përleshën të dielën me policinë pranë qytetit Larisa derisa protestonin kundër vonesave të pagesave të kompensimit, raportoi e përditshmja “Kathimerini”, transmeton Anadolu.

Fermerët u mblodhën për të bllokuar autostradë me traktorë dhe u përballën me prani të fortë të policisë. Oficerët përdorën gaz lotsjellës dhe i shtynë ata që përpiqeshin të zgjasnin bllokadën.

Fermerët nga Karditsa thyen kordonin e policisë për të arritur në autostradën E65 pavarësisht përpjekjeve për të kontrolluar protestat. Fermerët planifikojnë të përshkallëzojnë fushatën e tyre për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, vonesës së kompensimit dhe problemeve me agjencinë shtetërore të pagesave bujqësore, OPEKEPE.

Në qershor, Komisioni Evropian gjobiti Greqinë me 392.2 milionë euro për mashtrim në shkallë të gjerë me subvencionet bujqësore nga viti 2016. Gjoba rrjedh nga dështimet e mëdha të mbikëqyrjes nga OPEKEPE, e cila u shpërbë në maj pasi u zbulua se fondet ishin keqpërdorur përmes kullotave fiktive dhe aktiviteteve mashtruese bujqësore.

Related posts

FSK-ja planifikon t’i aftësojë qytetarët për ta mbrojtur shtetin

admin

Mbytet varka me dhjetëra emigrantë në Kanalin Anglez, raportohet për 12 të vdekur! Roja bregdetare franceze: 65 persona janë shpëtuar, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

admin

Stafi dhe studentët në universitetin irlandez kërkojnë ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me Izraelin

admin