RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusët ndalojnë dhe kërcënojnë ushtarët e vet që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë

ruset-ndalojne-dhe-kercenojne-ushtaret-e-vet-qe-refuzojne-te-luftojne-ne-ukraine

Ushtarët rusë me kontratë që kanë refuzuar të vazhdojnë luftimet në Ukrainë thonë se komandantët e tyre ushtarakë nuk po i lejojnë ata të kthehen në shtëpi dhe po përdorin kërcënime dhe frikësim për t’i detyruar ata të kthehen në fushën e betejës, shkruan MoscowTimes.

Një grup ushtarësh nga Brigada e 11-të Sulmuese Ajrore e Gardës, një njësi ushtarake nga republika siberiane e Buryatia që është vendosur në Ukrainë që në ditët e para të pushtimit rus, dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji. Por kërkesa e tyre u prit me rezistencë nga autoritetet ushtarake.

Pasi refuzoi të pranonte kërkesat për dorëheqje, komanda e brigadës i ndau ushtarët në grupe të vogla prej tetë dhe dhjetë burrash dhe i dërgoi në një strukturë speciale paraburgimi në qytetin lindor të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, Luhansk, ka thënë nëna e njërit prej ushtarëve që ra pre e kërcënimit të rusëve.

Ushtarët nuk kanë dokumente personale, të cilat komanda i ka marrë me pretekstin e mbrojtjes së tyre në rast se do të kapeshin nga ushtria ukrainase. Ushtarët gjithashtu u mohohet qasja në celularë dhe mjete të tjera për të kontaktuar familjet ose avokatët e tyre.

Javën e kaluar, Fondacioni “Free Buryatia” njoftoi se 150 ushtarë nga republika siberiane që refuzuan të vendoseshin në Ukrainë janë kthyer në shtëpi nga fronti.

Historia e tyre u bë e njohur në qershor, kur gratë e ushtarëve regjistruan një video apel në të cilën thoshin se burrat e tyre nuk ishin sjellë në shtëpi pavarësisht përfundimit të kontratave të tyre.

Videoja fillimisht pati efektin e kundërt kur ushtarët, të cilët tashmë ishin në autobus për në shtëpi, u kthyen në Ukrainë, ndërsa gratë u morën në pyetje nga shërbimi sekret rus. /koha

Related posts

Kriza energjetike, von der Leyen: Qëllimi është ulja e çmimeve në Europë

admin

Osmani në Këshillin e Sigurimit e shoqëruar nga katër gra heroina

admin

Ish-ministri i Jashtëm francez bën thirrje për njohjen e shtetit të Palestinës

RTI