RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi – Fillojnë zgjedhjet parlamentare

greqi-–-fillojne-zgjedhjet-parlamentare

Sot në mëngjes, në Greqi kanë filluar zgjedhjet parlamentare, proces që u parapri dje nga votat e hedhura nga qytetarët grekë të regjistruar jashtë vendit.

Rreth 9,8 milionë qytetarë do të votojnë në 21 529 qendra votimi për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit grek.

Nga ky numër, 400 000 janë votues për herë të parë, dhe afro 22 000 ushtruan të drejtën e tyre zgjedhore jashtë vendit.

Qendrat e votimit në Greqi janë hapur sot në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Personat me të drejtë vote duhet të kenë mbushur 17 vjeç brenda vitit 2023, dhe të jenë të regjistruar në listat zgjedhore.

Sipas Kushtetutës, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm për të gjithë, duke përjashtuar ata që janë mbi 70 vjeç, personat që nuk ndodhen në vend ditën e zgjedhjeve, ata që nuk mund të udhëtojnë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, dhe ata që janë regjistruar të votojnë jashtë.

Partitë kryesore që pretendojnë krijimin e qeverisë së re janë “Demokracia e re”, e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis dhe SYRIZA, e ish-kryeministrit, Alexis Tsipras./atsh

Related posts

Kadetët e FSK-së bëjnë stërvitje krah ushtarëve të NATO-s

admin

Përleshje të reja në Sudan pavarësisht armëpushimit

rezart morina

Pendarovski në vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

admin