RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi – Mitsotakis kërkon zgjedhje të reja më 25 qershor

greqi-–-mitsotakis-kerkon-zgjedhje-te-reja-me-25-qershor

Kryeministri grek në largim, Kyriakos Mitsotakis, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare me një diferencë të madhe të dielën, bëri thirrje për zgjedhje të reja, ndoshta më 25 qershor, në një përpjekje për të siguruar një shumicë absolute.

”Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja (…) sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Mitsotakis gjatë një takimi me presidenten e Republikës, Katerina Sakellaropoulou.

Partia konservatore në pushtet, ‘’Demokracia e Re’’ e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis siguroi një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme greke të dielën, duke përmirësuar rezultatin e saj në 2019, pasi u numëruan pothuajse të gjitha votat.

“Demokracia e Re’’ ishte me rreth 40,8%, nga 39,9% në zgjedhjet e fundit, me mbi 97% të votave të numëruara që nga fillimi i së hënës.

‘’Demokracia e Re’’ mund të kërkojë një partner koalicioni, por Mitsotakis gjithashtu mund të kërkojë zgjedhje të reja në korrik nën një sistem tjetër që do të lejonte partinë e tij të qeveriste e vetme.

Mitsotakis ka përjashtuar një aleancë me parti të tjera dhe ka lënë të kuptohet se zgjedhjet e reja mund të zhvillohen që në fillim të muajit të ardhshëm. /atsh

Related posts

Hamas: Jemi të hapur për të gjitha propozimet për ndalimin e përhershëm të sulmeve në Gaza

admin6

Përmbytjet në Libi: Qyteti i shkatërruar Derna i ngjan një fushëbeteje

rezart morina

Agjencia e OKB-së në Gaza pas 48 orëve ndal aktivitetet humanitare, arsye mungesa e karburantit

admin6