Një varkë me vela me rreth 90 migrantë në bord është përplasur rreth 18.5 kilometra në jug-lindje të ishullit grek të Amorgos.
“Anijet kalimtare dhe varkat patrulluese arritën të shpëtonin të gjithë migrantët”, raportoi transmetuesi shtetëror ERT.
Ata u akomoduan në kampin e pritjes dhe regjistrimit në ishullin Leros.
Migrantët thuhet se vijnë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Ministria Greke e Migracionit ka regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të migrantëve që kalojnë nga brigjet turke të Egjeut drejt ishujve të ndryshëm grekë javët e fundit.
Sipas ministrisë, 6 669 migrantë u vendosën në qendrat e pritjes në ishullin Lesbos, Kios, Samos, Leros dhe Kos-it, në mes të gushtit.
Numri i tyre është dyfishuar në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, kur numri ishte 2964.
Bandat e kontrabandës sjellin migrantë nga Turqia, Libani, Siria, Egjipti dhe Libia në vendet e BE-së Qipro, Greqi ose Itali.
“Për këto udhëtime, migrantët paguajnë nga 500 deri në 7000 euro (543-7609 dollarë), në varësi të distancës”, sipas oficerëve të policisë dhe rojes bregdetare.