RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfaqësuesja e lartë e OKB-së thirrje vendeve anëtare për sigurimin e paqes në Ukrainë

perfaqesuesja-e-larte-e-okb-se-thirrje-vendeve-anetare-per-sigurimin-e-paqes-ne-ukraine

Përfaqësuesja e lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për çështjen e çarmatimit, Izumi Nakamitsu, dënoi sulmet e kryera ndaj civilëve në Ukrainë në luftën Rusi-Ukrainë dhe u bëri thirrje vendeve anëtare që të tregojnë përpjekje për sigurimin e paqes në rajon, transmeton Anadolu.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh me kërkesë të Rusisë për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Gjatë takimit, përfaqësuesja e lartë e OKB-së për çështjen e çarmatimit, Nakamitsu, theksoi se “OKB-ja dënon fuqishëm sulmet kundrejt civilëve dhe infrastrukturave civile dhe bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm”.

Më tej Nakamitsu tha se është “shqetësues” dëmtimi që sulmet të cilat bëhen gjithnjë e më të dhunshme, kanë shkaktuar ndaj infrastrukturave kritike.

Sulmet që kanë cak civilët edhe infrastrukturat civile janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar, rikujtoi Nakamitsu, e cila theksoi se Rusia “shkel ligjin ndërkombëtar”.

Më tej, Nakamitsu tha se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sa më parë.

“Ftoj të gjithë shtetet anëtare që të tregojnë përpjekje për paqen. OKB-ja, brenda kuadrit të Kartës së OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është e gatshme të mbështesë hapat e ndërmarrë brenda kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe me qëllimin për të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha Nakamitsu.

Related posts

“Prej ditësh vinte erë gazi kudo!”- Tragjedia në fabrikën e biskotave, flasin familjarët e viktimave: Nuk morën masa pas ankesave! Shpërthimi s’erdhi nga furra

admin

SHBA-ja thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë përleshjet

admin

Nga tragjedia te festa! Fshati La Bañeza në Spanjë shpërblehet nga lotaria ‘El Gordo’ me 468 milionë euro! Secili prej banorëve përfiton mbi 46 mijë euro

admin