RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia 18 miliardë euro fitime nga turizmi në 2022, Mitsotakis: S’e prisnim

greqia-18-miliarde-euro-fitime-nga-turizmi-ne-2022,-mitsotakis:-s’e-prisnim

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se të ardhurat nga turizmi do të arrijnë të paktën 18 miliardë euro këtë vit.

Mitsotakis u shpreh se dega më e rëndësishme ekonomike greke do të tejkalojë vlerësimet e para të qeverisë, raportoi Reuters.

Kryeministri grek, duke folur në një aktivitet për turizmin në Athinë, deklaroi se buxheti i Greqisë kishte parashikuar për të ardhura nga industria e turizmit rreth 15 miliardë euro, por ato do të jenë më të larta me të paktën tre miliardë euro.

Kjo është shumë më tepër se vitin e kaluar dhe një rezultat pakrahasueshëm më i mirë në krahasim me vitin katastrofik të 2020-ës, vitin e parë të pandemisë së coronavirusit.

Related posts

Osmani në Kroaci: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

admin

Fëmijët e dëshmorëve protestojnë sot kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

admin

Papa Françesku: Të gjitha problemet më të mëdha të botës janë të ndërlidhura

Muhamet Ramadani